Çfarë është Mozilla ? Më lejoni të përgjigjem Mozilla është një grup njerëzish Mozilla është një projekt mbarëbotëror, është një organizëm jofitimprurës është kjo lëvizje e pabesueshme e e njerëzve vërtet të pasionuar Mendoj që tërheq njerëz të cilët janë të interesuar të ndihmojnë të tjerët dhe që duan të punojnë në grup për të bërë diçka të rëndësishme (të qeshura) njerëz të marrosur Mozilla sigurisht është më e njohur për produktin tonë Firefox Projekti Firefox lindi në një kohë kur Web-i kish ngecur në vend dhe shfletuesi i vetëm për të qe Internet Explorer Tjetër gjë është të flasësh për konkurrencë si një lloj të idealizuar të mire ekonomike, dhe tjetër gjë është të thuash "shfletuesi juaj ma lehtësoi kaq shumë jetën kompjuteri im qe aq i ngadalshëm, ngado më hapeshin flluska dhe nuk e përdorja dot më Pata përshtypjen se Interneti qe bërë i tmerrshëm por tani gjithçka shkon më mirë dhe kjo qe ajo çka ndodhi më 2004-n kur hodhëm në qarkullim Firefox-in Ka plot risi që i bëmë pjesë të shfletuesit e që sot i gjeni te krejt shfletuesit Shumë nga veçoritë e mira që kemi shtuar kanë ardhur nga njerëz të cilët nuk janë të punësuar nga projekti dhe kjo është gjë shumë e rëndësishme Risitë nuk vijnë po nuk fute duart dhe nuk fut dot duart po qe se nuk të hapin kodin Ju del një ekosistem shumë më i pasur kur keni më shumë njerëz që vënë në provë idetë e tyre dhe shohin se çfarë punon dhe ndonjëherë ajo transmetohet prapa tek ne dhe ne themi "kjo është një ide e mirë do të na pëlqente ta përdornim dhe do ta japim atë për këdo" Mozilla është eksperiment shumë i rëndësishëm sepse ne funksionojmë si një kompani fitimprurëse kemi një produkt të cilësisë së lartë kemi konsumatorë dhe në vend të aksionerëve që presin fitim kemi një mision mbajtjen e web-it të hapur ofrim zgjedhjesh ja pse jemi jofitimprurës që të mund të marrim për produktin vendime duke u bazuar në përvojën tonë dhe që të fuqizojmë njerëzit dhe të ndërtojmë një produkt që nuk e nënvleftëson faktin që ju jeni një qytetar dhe qenie njerëzore dhe që nuk bazohet në faktin se edhe ju keni kuletë ne jemi për një Internet të hapur dhe të pavarur Sikur Mozilla ose organizma të tjera të mos luftonin për këto gjëra Web-i do të bëhej sikurse edhe mediat tjera Pra, të sunduara nga disa Përkufizimi i burimit të hapur nënkupton të punojmë së bashku pa diskriminim Web-i nuk është thjesht diçka që e konsumoni është diçka me të cilën ndikoni vetveten Këto janë idetë tona se si duhet të funksionojë bota dhe priremi t'i mishërojmë këto në diçka të prekshme nga individët dhe që këta të jenë pjesë e saj dhe këtu qëndron dallimi